Koreja e Jugut nuk e lë vetëm Japoninë, përsërisin Botërorin 2002!

Këtë herë janë larg atdheut të tyre, pasi kanë shkuar në Lindjen e Mesme. Gjithsesi, dy kombëtaret nga Azia e Largme po i ngjajnë njëra-tjetrës dhe po shkaktojnë të papritura të mëdha në Kupën e Botës në Katar. Pasi Japonia habiti gjithkënd duke mundur Gjermaninë e Spanjën e duke u kualifikuar në raundin e dytë, këtë gjë e bëri edhe Koreja e Jugut. Kjo e fundit mposhti 2-1 Portugalinë (që ishte e kualifikuar), dhe kaloi grupin ndërsa kishte barazuar 0-0 me Uruguajin. Për herë të fundit, dy ekipet e kishin bërë këtë gjë në Afrikën e Jugut në 2010, ndërsa në Rusi në 2018 ia kishte dalë vetëm Japonia. Gjithsesi, famën më të madhe dy ekipet aziatike e morën në 2002, kur e organizuan së bashku Botërorin, ndërsa kaluan në raudin e dytë. Më pas, arritjen e madhe e pati Koreja e Jugut që, edhe falë arbitrave, kaloi Italinë e Spanjën dhe u mposht në gjysmëfinale nga Gjermania.

Sfidanti.al