Nuk do të ishte çudi edhe që ta kishte bërë, por nuk kemi siguri që ka ndodhur kështu. Mediat ndërkombëtare ngritën pikëpyetjen se mos Kristiano Ronaldo e ofendoi trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, ndërsa u zëvendësua gjatë ndeshjes së humbur me Korenë e Jugut. Ai u pyet për këtë, por e mohoi që të kishte folur kundër teknikut të kombëtares. “Unë i fola një lojtari të Koresë së Jugut, – tha ai, – i thashë që të mbyllte gojën”. Ronaldo ishte i pakënaqur me zëvendësimin, siç e tregon fotoja, ndërsa këto kohë ka pasur përplasje të mëdha tek Mançester Junajtidi, me trajnerin dhe klubin, siç e pohoi vetë në intervistën e pak ditëve më parë.
Sfidanti.al