“Hijet” e Juventusit, çfarë u thuhej lojtarëve, dhe çfarë deklarohej botërisht!

Skandali i pagave tek “Zonja e Vjetër” vazhdon të zerë vend të rëndësishëm në mediat italiane, dhe tani po shkruhet sesi klubi veproi me “dy fytyra” kur erdhi puna tek akordet me rrogat e futbollistëve. Në komunikatën zyrtare të Juventusit u shkruajt se lojtarët hoqën dorë nga 4 pagesa mujore për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e Kovidit. E vërteta është se akordi ishte për të hequr dorë vetëm nga një rrogë, ndërsa 3 të tjerat do të paguheshin sezonin e ardhshëm, edhe nëse ata nuk do të ishin pjesë e klubit. Kapiteni Kielini u kërkoi shokëve, duke u shkruajtur në grupin në UotsAP që të mos flisnin me mediat apo me tifozët për marrëveshjen, sepse komunikata e klubit do të ishte për 4 muaj heqje dorë nga rroga.

Sfidanti.al