Uzuni i shkëputet sërish Sadikut, ka 10 gola në Ligën e dytë spanjolle!

Më e rëndëësishmja ishte që ekipi i tij fitoi dhe ka shanse për t’u kthyer në elitë. Myrto Uzuni e tregoi sërish veten se nga çfarë “brumi” është gatuar, duke shënuar 2 gola në fitoren e Granadës kundër Alaveshit në Ligën e dytë të Spanjës. Me këto rrjeta (shërbeu edhe 1 asist), sulmuesi i kombëtares shqiptare arriti në kuotën 10 duke vazhduar të jetë i shkëputur në vendin e parë. Armando Sadiku ka 7 gola, po aq sa Bakis dhe Baston. Granada fitoi 3-1 dhe mban vendin e katërt me 28 pikë ndaj 34 të Alaveshit e 31 që kanë Las Palmasi e Burgosi. Kartagjena e Sadikut ka po 28 pikë.

Sfidanti.al