President i Federatës është një emër shumë i famshëm, si Davor Shuker. Nën drejtimin e tij duket se Kroacia po bën kthesën e duhur edhe përsa i përket kombëtares, që shkëlqeu jo pak në Euro 2016 (pavarësisht eleminimit pa fat ndaj kampiones së re, Portugalisë), veçse Shuker duket se do të ketë një duel të fortë nga “brenda”.
Dueli mund të jetë për trajnerin e kombëtares, i cili tani për tani është Zllatko Daliç. Mediat kroate raportojnë se Daliç nuk është zgjedhja e “njeriut të fortë” të futbollit të këtij vendi, dhe që e ka emrin Zdravko Mamiç. Ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit ka dominuar prej vitesh “nogometin” e Kroacisë, ndërsa duket se nuk e pëlqen ish-trajnerin e Varteksit dhe të Dinamos së Tiranës. Shuker, nga ana tjetër, ka besim të plotë tek Daliç, që kaloi me sukses provat ndaj Ukrainës dhe Greqisë, por ende nuk dihet nëse ai do të jetë trajneri i Kroacisë në Kupën e Botës.
Sfidanti.al