Antuan Grizman rikthehet në qendër të vëmendjes së Barcelonës. Sulmuesi francez, që u kërkua me shumë ngulm edhe nga Mancester Junajtid, po flistet shumë se mund të lërë kryeqytetin spanjoll, Madridin për t’u transferuar te skuadra katalanase në verën e vitit 2018. sipas asaj që publikohet tek ‘El Mundo Deportivo’, drejtuesit e Barcelonës kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të paguar edhe klauzolën e zgjidhjes së kontratës së sulmuesit 26 vjecar me Atletiko Madrid duke përfituar nga fakti se nga 1 korriku i 2018, ajo do të përgjysmohet nga 200 milionë në 100 milionë Euro.
Grizman është një futbollist që te Barcelona e përkufizojnë si elementin perfekt për sistemin e lojës së trajnerit Ernesto Valverde. nëse ky transferim do të bëhetë atëherë barcelona pritet të krijojë një tjetër treshe sulmuese të frikshme me Mesin, Suarez dhe Grizman.
sfidanti.al