Fundjava kaloi nën shenjën e krizës, por tërheqja ndodhi shpejt. Televizioni padyshim më i famshëm i botës, BBC britanike, u detyrua t’i kërkonte falje legjendës së futbollit, Geri Lineker, pasi e pushoi nga puna për dy ditë me radhë. Shefi i transmetuesit publik britanik, Tim Dejvi, u kthye nga Shtetet e Bashkuara për të mbajtur bisedime me ish-sulmuesin e shquar të Anglisë, dhe madje i kërkoi falje për incidentin e rëndë. Dejvi deklaroi se ajo që ndodhi u shkaktua nga ato që ai i quajti “konfuzion” dhe “zona gri” pra të paqartë, në polemikat lidhur me ligjet e emigracionit që po miratohen në Mbretërinë e Bashkuar.
Lineker u largua nga ekrani pas mesazhit të tij në rrjetet sociale ku krahasoi politikën me emigrantët të Ministrisë së brendshme britanike me atë të Gjermanisë Naziste. Pas kësaj, edhe opinionistët Alan Shirer dhe Jan Rajt vendosën të largoheshin. Partitë e opozitës, laburistët dhe liberalët, kërkojnë tashmë dorëheqjen e presidentit të BBC-së, Riçard Sharp. Ky i fundit akuzohet për politikë të krahut të djathtë me largimin e Linekerit, por edhe për dhurimin e qindra mijë paundëve për Partinë Konservatore.
E gjithë historia nisi pas vendimeve dhe deklaratave të Ministrisë së Brendshme britanike për emigratët e paligjshëm që kalojnë La Manshin me varka të vogla për të jetëar në Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria ka vendosur të kthejë të gjithë refugjatët, një pjesë e madhe e të cilëve janë shqiptarë.
Sfidanti.al