Çfarë dite ka ardhur, Reali lumturohet që ka një lojtar në kombëtare

Trajneri Luis Enrike rikthen Dani Karvahalin pas 235 ditësh, dhe është pikërisht madrileni i parë në ekipin e Spanjës që prej asaj kohe. Ka kohë që “furitë e kuqe” nuk llogarisin futbollistët e Realit, pasi Sergio Ramos u dëmtua, Naço nuk thirret, ndërsa të tillë si Marko Asensio apo Lukas Vaskez nuk cilësohen me aq vazhdimësi. Në rolet e tjera, në skuadrën e Karlo Ançelotit ka yje të huaj, që nga portieri Kurtua, mbrojtësit Militao, Mendi e Marselo, mesfushorët Modriç, Kasemiro, Valverde apo Kros, si dhe sulmuesit Benzema, Vinisius, Hazar, Bejl apo Rodrigo. Në të kundërt, Barcelona ka pasur disa lojtarë dhe ka sërish për ndeshjet eleminatore të Botërorit ndaj Greqisë dhe Suedisë, si Erik Garsia, Zhordi Alba, Gavi, Buskets dhe Ansu Fati, ndërsa Pedri është i dëmtuar.

Sfidanti.al