Kjo gjë do të ndodhë vetvetiu nën ndikimin e kohës, por trajneri i ri i katalanasve duhet të punojë që kjo të realizohet sa më shpejt. Ish-ylli i Barcelonës, Bernd Shuster, thotë se Ksavi Hernandez ka një detyrë të vështirë përpara vetes, atë që të bëjë të harrohet “faktori Mesi” tek tifozët. “Së pari klubi duhet të shkundë “sindromën Mesi”, – tha gjermani për “Bildin”, – duhet të jenë të ndershëm me veten, të kuptojnë mundësitë e ekipit, të bashkojnë të rinjtë dhe veteranët, dhe të gjejnë stilin e duhur të lojës, që mund të jetë ndryshe nga sa janë mësuar tifozët”. “Ksavi është njeriu i duhur për këtë gjë, – vazhdon Shusteri, – ai është shumë i famshëm tek tifozët dhe besoj se do t’i kthejë tifozët në stadium. Barça ka nevojë për stadiumin plot”. Për herë të parë në kaq vjet, nuk u shitën të gjitha biletat në “Kamp Nou” për El Klasikon, dhe vetëm 47 000 tifozë ishin për fitoren 3-1 ndaj Valencias.
Sfidanti.al