Fliku në krah të Kimihut: Nuk është konspiracionist, është kaluar kufiri i kritikave!

Vaksinimi duket se është bërë “feja” më e fundit e njerëzve, e nxitur si përherë nga propaganda, siç ka ndodhur me çdo fe tjetër, padyshim edhe me apo politike e ideologjike. Kush mendon e vepron ndryshe sulmohet si heretik, ndonëse sot nuk shpenzohen dru për të djegur njerëzit në majë të turrës, edhe sepse nuk duhen prerë pyjet. i sulmuari i fundit është ylli i Bajernit dhe i Gjermanisë, Xhoshua Kimih, i cili është kritikuar ashpër që nuk ka dashur të bëjë vaksinën.

“Unë nuk jam kundër vaksinimit, por kjo gjë është çështje personale, – tha Kimih, – është vendim personal, ndërsa unë i respektoj masat mbrojtëse”. Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flik, i doli në krah lojtarit të tij. “Kimih nuk bën pjesë tek teoricienët e konspiracioneve, – tha Fliku, – unë vetë jam i vaksinuar dhe e mbështes fushatën e DFB-së sepse besoj te kjo gjë. Do të ishte ideale që çdo lojtar të vaksinohej, por mendoj se kalohet çdo limit kur sulmohen njerëzit dhe akuzohen për gjëra që nuk janë”. Edhe shoku i Kimihut tek Bajerni e Gjermania, Tomas Myleri, i doli në krah mesfushorit. “Si shok, e respektoj plotësisht vendimin e tij”, – tha ai.

Sfidanti.al