Çelsi, Arsenal, Totenhem, kush do të “digjet” në garën për Championsin?!

Rastësisht janë 3 ekipe të Londrës që synojnë dy vendet e poshtme që të kualifikojnë për në Ligën e Kampionëve. Çelsi, Arsenali dhe Totenhemi e dinë se njëri prej tyre do të “digjet”, pasi kanë në dispozicion pozicionet 3 dhe 4 në Premier Ligë, duke qenë se dy vendet e para i kanë të sigurta Mançester Siti dhe Liverpuli. Këtë të diel, ata patën rezultate të ndryshme. Çelsi u mund në “Gudison Park” me Evertonin vendas (0-1), në një sfidë ku blutë liverpulas hodhën një hap drejt mbijetesës. Goli i Risharlisonit i prishi punë Çelsit që i ka fare pranë ndjekësit. Totenhemi fitoi 3-1 në fushën e vet ndaj Leisterit me golat e Harri Kejnit dhe Sonit, ndërsa Arsenali u përgjigj në një ndeshje tepër të vështirë, në fushën e Uest Hemit duke fituar 2-1 me gola të shënuar nga mbrojtësit Rob Holding dhe Gabriel Magaljaesh. Çelsi ka 66 pikë në 34 ndeshje, Arsenali ka 63 dhe Totenhemi 61.

Sfidanti.al