Inzagi: Nuk dorëzohemi, nuk ndikohemi nga rezultatet e Milanit!

Suksesi në fushën e Udinezes u cilësua si një provë karakteri nga trajneri i Interit. Simone Inzagi ka fjalë “mjalti” për lojtarët e tij pas fitore në stadiumin “Daçia” me shifrat 2-1, sidomos sepse erdhi pas humbjes 1-2 nëfushën e Bolonjës dhe pas suksesit të vështirë, por tepër të rëndësishëm të Milanit në “San Siro” ndaj Fiorentinës. Gara për titull në Serinë A vazhdon dhe zikaltërit mbeten 2 pikë prapa kuqezinjve. “Ne nuk dorëzohemi aspak, – thotë Inzagi, – fitorja ndaj Udinezes ishte provë karakteri, ishte ndaj një skuadre që kishte arritur rezultate shumë të mira në prill, ashtu si edhe ne. Nuk jemi kushtëzuar aspak nga rezultatet e Milanit”. Mediat italiane thonë se kampionët e dhanë përgjigjen, ndërsa lajmi i mirë është që Nikolo Barela nuk ka ndonjë dëmtim, por vetëm një goditje të fortë dhe pritet që ta marrë veten shpëejt.

Sfidanti.al