Kontrata e tanishme arrin në 40 milionë paundë stërlina, që do të thotë diçka më pak se 50 milionë euro. Liverpuli nuk është i kënaqur me paratë që merr nga Banka britanike “Standard & Çartered (Standard & Chartered), dhe do të kërkojë dyfishin. Drejtuesit e klubit janë të bindur se do të duhet të kënaqen me shumë më tepër. Sipas mediave, kërkesa do të jetë 80 milionë paundë stërlina (rreth 96 milionë euro), që do të ishte një rekord në kontratat e sponsorizimit për vendosjen e emrit në fanelë. Sipas mediave, të kuqtë po bisedojnë me shumë kompani dhe kanë mundësi që t’i rrisin ndjeshëm fitimet duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.
Sfidanti.al