Ç’do të thotë që Federer mund të mos luajë në US Open? Është pranë tërheqjes!

I mbushi 40 vjeç dhe është një moshë më shumë sesa e shtyrë, sidomos në një sport me ritëm kaq të lartë dhe me karakter individual siç është tenisi. Rozher Federer po e ndjen peshë e viteve, si dhe të dëmtimeve, ndaj edhe është në dyshim nëse mund të marrë dot pjesë apo jo në Grand Slemin e fundit të vitit, në US Open. Legjenda zvicerane deklaroi se do të këshillohet me stafin e tij, ndërsa problemi është që ai ka luajtur vetëm 13 ndeshje që kur u kthye nga dëmtimi në gju. Ç’do të thotë nëse Federer nuk merr pjesë në US Open? Me shumë gjasë, që është më pranë tërheqjes, ndërsa Grand Slemi i ardhshëm është në janar, Australian Openi.

Sfidanti.al