Komenti interesant i Ançelotit për Naçon: Një mbrojtës pesimist!

Së pari, trajneri madrilen vlerësoi fitoren 4-1 të ekipit të tij në fushën e Alaveshit, në një fillim perfekt të La Ligës. Kishte shumë dyshime për Realin, pasi nuk ka bërë përforcime dhe ka ende lojtarë që mungojnë, por nënkampionët bindën, të paktën me rezultat. Karlo Ançeloti mbeti i kënaqur me vlerësoi sidomos Benzemanë, por edhe mesfushorët Modriç e Valverde. Pasi theksoi se gjendja fizike nuk është në 100 për qind, dhe pasi pranoi vështirësitë në pjesën e parë, trajneri italian bëri një vlerësim interesant për Naçon. “Ka një aftësi të madhe për të qenë i përqëndruar gjatë gjithë kohës, gjë që nuk e kanë të gjithë, – tha ai, – siç e kuptoj unë futbollin, ka dy lloj mbrojtësish, optimistë dhe pesimistë. Naço është mbrojtës pesimist sepse gjatë gjithë kohës mendon se mund të ndodhë diçka e keqe, dhe kjo e bën që të jetë i përqëndruar”.

Sfidanti.al