Bukuroshja e gjimnastikës amerikane tregon skandalin me trajnerin!

Mekkeila Maronej (McKayla Maroney) u bë e famshme në 2012, për fitoren e medaljes së artë olimpike në gjimnastikë, por edhe për mimikën e saj të fytyrës në podium. Sot ajo u bë edhe më e famshme pasi u bashkua me lëvizjen “edhe mua”, lëvizje të femrave që pohojnë ngacmimet seksuale dhe përdhunimet që kanë pësuar në jetë. Vështirë të mendohej që një sportiste e një niveli kaq të lartë si Maronej të kishte pasur një përvojë të tillë, por amerikania 21-vjeçare deklaroi se abuzuesi i saj ishte Lerri Nasar, ish-doktori i skuadrës kombëtare të gjimastikës së SHBA-së.

“Ferri” për të ka zgjatur 7 vjet, ndërsa doktori thoshte gjithnjë se “unë po bëj një trajtim fizik”. Nasar aktualisht është në burg sepse iu gjet material pronografik i moshës së mitur, ndërsa pritet të gjykohet edhe për akuzën e re. Mekkeila është femra e 125-të që akuzon doktorin për ngacmim seksual.

Sfidanti.al