Mbape e justifikon çmimin, thyen rekordin e Klajvertit në Champions

Ishte, pikërisht, sulmuesi i ri i talentuar, Kilian Mbape, që hapi rezultatin në ndeshjen PSZH-Anderleht të Ligës së Kampioneve (LK), dukë shënuar një gol, me të cilin ai theu rekordin e ish-yllit holandez Patrik Klajvert. Ky ishte goli i tetë i këtij sulmuesi të PSZH-së në LK, duke u bërë, kështu, tinejxheri (nën 20 vjeç) më efikas në historinë e LK-së. Klajverti, si tinejxher, kishte shënuar shtatë gola.

Mbape që është vetem 18 vjeç, shpërtheu në skenën evropiane me gjashtë gola të shënuar në ndeshjet e LK-së, sezonin e kaluar, me bluzën e Monakos. Në PSZH, ai erdhi, pasi për të u paguan 160 milionë euro, duke vazhduar ndërkohë formën e tij si golashënues. Ai shënoi ndaj Selltikut, ndërsa, tani, edhe ndaj Anderlehtit belg mbas vetëm tri minutash loje.

Sfidanti.al