Barcelona vazhdon që të fitojë në Ligën e Kampioneve, ndërsa në ndeshjen e fundit ajo mundi 3-1 Olimpiakosin grek. Ekipi katalonjas mbeti me 10 lojtarë që në pjesën e parë, duke qenë se kartoni i kuq iu tregua Zherar Pikes, për shkak të lojës me dorë. “Në vazhduam të luajmë mirë, edhe kur mbetëm me 10 lojtarë në fushë. Në pjesën e dytë, ne e kishim me të lehtë, duke qenë se patëm më shumë hapësirë për lojën tonë. Kundërshtari u përpoq që përmes kundërsulmeve ta kërcëonte portën tonë. Nuk e pashë rastin e Pikës, por besoj se lëvizja e dorës ka qenë instinkrive”, tha trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.
Në këtë ndeshje, Lionel Mesi shënoi golin e tij të 100-të në konkurrimet evropiane. Barcelona, tani, ka nëntë pikë maksimale dhe kryeson në grupin e saj, ndërsa është pothuajse e sigurt se ajo do të kualifikohet për në fazën knock out të Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al