Partizani i Beogradit dhe Skendërbeu i Korçës e mbyllen me rezultatin 0-0 ndeshjen e raundit të 3-të të Ligës së Evrpoës, kështu që, tani, ekipi ynë ka dy pikë aq sa ka edhe ekipi shqiptar, ndërkohë që para, në grupin B ndodhen Dinamo e Kievit (7 pikë) dhe Jang Bojsat zviceranë (3). Skënderbeu do të jetë përsëri rivali i radhës i Partizanit në Beograd, më 2 nëntor.
Dëshira e të dy ekipeve, në Elbasan, ishte që t’i merrnin të gjitha tri pikët, duke bërë që loja të niste e ashpër që në fillim. Duhet thënë se në atë fillimndeshje më mirë luajtën futbolistët e Skënderbeut që gjatë 10 mintave të para arritën ta depërtonin në disa raste linjën e fundit mbrojtëse të Partizanit që, më vonë, u konsolidua dhe loja u spostua në mesfushë. Sidoqoftë, ajo që përpiqeshin dy trajnerët që t’ia hidhnin taktikisht njëri-tjetrit në fushë, nuk ishte interesante për publikun në stadium. Skendërbeu, p,sh. shumë shpejt filloi të aplikonte taktikën: “Hajde ta nervozojmë Tavambën” dhe kjo për arsye të stilit të tij të lojës që konsiston te duelet e fortë, me synimin që të neutraliznonin të vetmin sulmues të partizanit. Dhe duhet thënë se, më shpesh, binin lojtarët e Skëderbeut sikur ata t’i godiste ndonjë lokomotivë treni, duke e nxehur atmosferën në tribunat e stadiumit të Elbasanit, ku, herë pas here, dëgjoheshin thirrjet “UCK, UCK!” (Ushtria Clirimtare e Kosovës), shanin futbollistët, sidomos ata të Partizanit, por, sidomos, kur Tavamba i tërhoqi vërejtjen gjyqtarit polak, Sefanski, që, në vonë, i nxori edhe kartonin e verdhë Tavambës, kështu që lojtarët shqiptarë, më pas, sapo e preknin Tavambën, binin vetë në tokë në mënyrë komike, për ta detyruar gjyqtarin që t’i nxirrte atij kartonin e verdhë të dyytë.
Zoran Toshiç që ende nuk e kishte marrë veten plotësisht, nga ana tjetër, dha gjithçka nga vetja, ndërsa së bashku me Sumën krijuan disa sulme të rrezikshme, por pa arritur që të shënonin ndonjë gol në portën e kundërshtarit.
Po kështu, edhe në pjesën e dytë, mbas asaj së parës, gjatë së cilës nuk pati ndonjë shans kolosal, Partizani kishte dy raste për gol, sidomos, ai i Sumës në min. e 89-të. Duke u përcaktuar për një taktikë mbrojtëse, Partizani, sidoqoftë, edhe kundërsulmoi, por sulmet, në përgjithësi, nuk ishin të rrezikshëm.
Sidoqoftë, në fund të ndeshjes, bardhezinjtë i dhanë gaz lojës së tyre, pikërisht, në atë kohë, kur publiku vendas po mendonte se të dy ekipet do të merrnin nga një pikë. Në min. e 89-të, Shpici që zëvendësoi Tavamën, arriti që në rënie e sipër t’i jepte një top Sejdub Sumës që u gjend përballë, vetëm për vetëm, me portierin kundërshtar, por e humbi këtë rast ideal, duke qenë se Orges Shehi e priti gjuajtjen e tij, duke i mohuar tri pikët Partizanit të Beogradit. Kështu që rrjetat mbeten pa u tundur, në pritje të duelit të ri mes këtyre dy ekipeve, në Beograd, me 2 nëntor.
(Marrë nga Blicsporti serb)