Është një lartësi tepër e madhe për një skuadër të vogël, dhe ndoshta “iu morën mendtë” nga lartësia. Viteshe e Arnhemit u mund papritur 1-4 në fushën e Venlosë duke i dorëzuar PSV Ajndhovenit vendin e dytë në Eredivizien e Holandës. Edhe pse ishte mbrojtja më e fortë e kampionatit, ajo e Viteshes u dorëzua plotësisht përballë sulmuesit grek, Jorgos Jakumaqis, që shënoi tri herë. Armando Broja, sulmuesi 19-vjeçar i miqve, e nisi lojën në stol dhe u hodh në fushë në pjesën e dytë nga trajneri i tij, për t’u përpjekur për të shpëtuar ndeshjen. Broja e bëri të vetën duke shënuar për 1-3 në minutën e 60-të, por Viteshe nuk pati fat dhe humbi disa raste e goditi dy herë shtyllën.
Ky ishte goli i 7-të i Brojës në elitën e futbollit holandez ku ka luajtur 15 ndeshje, si dhe ka shërbyer edhe një asist. Viteshe ka 41 pikë në vend të tretë, pas Ajaksit me 44 dhe PSV-së me 43. Sa për Brojën, mediat holandeze shkruajnë se ai Buiting janë modelet për një skuadër të madhe dhe Viteshe po duket si e madhe. “Jam i lumtur këtu edhe pse më merr malli për familjen, – thotë Broja, – jam njeri familjar. Dërgoj dhurata në Londër dhe familja po ashtu më dërgon dhurata. Vetmia më ka bërë më të fortë. Çelsi ma ka bërë të qartë se ky është procesi i rritjes”.
Sfidanti.al