Jo gjithmonë arrin të shënojë, por sidoqoftë, prania e tij në fushën e lojës ndihet. Armando Broja është shumë aktiv në tentativat drejt portës kundërshtare dhe sipas statistikave të mbledhura në Angli, ai ka 12 gjuajtje në 4 ndeshjet e fundit, edhe pse pati përballë Mançester Sitin, Mançester Junajtidin dhe Totenhemin. Nga të gjithë sulmuesit e Premier Ligës, vetëm Kristiano Ronaldo dhe Harri Kejn kanë provuar më shumë gjuajtje drejt kuadratit të rivalëve sesa 20-vjeçari i kombëtares së Shqipërisë dhe i Sauthemptonit.
Sfidanti.al