Lebroni nuk shkëlqen dhe Lejkërsat humbasin derbin me Klipersat!

Sërish një humbje dhe pozicioni në renditje u bë edhe më e vështirë. Los Anxhelos Lejkërsat humbën një tjetër derbi me Klipersat në NBA, ndërsa Lebron Xhejms këtë herë nuk arriti në nivelin e tij maksimal. Ylli më i madh i epokës, e njëri nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohëve, nuk është se bëri pak, shënoi 21 pikë, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 3 asistë, por e humbi 6 herë topin dhe gaboi shumë në gjuajtje. Vetëm 33 për qind saktësi nga fusha dhe vetëm 25 për qind për tri pikë. Klipersat fituan 105-102, ndërsa të dyja skuadrat kanë mungesa, sidomos ata që fituan. Kauai Leonard dhe Pol Xhorxh janë të dëmtuar, ashtu si Entoni Dejvisi për Lejkërsat. Klipersat janë në vend të 8-të në Perëndim me 31 fitore e 31 humbje, ndërsa Lejkërsat kanë 27 fitore e 32 humbje, duke qenë shumë larg një vendi në plej of.

Sfidanti.al