Belgjika si Rusia, ndonëse shumë më e vlerësuar. Një skuadër e quajtur si tepër serioze në këtë Botëror tashmë mund të konsiderohet një pretendente. Nuk pati duel në stadiumin e Spartakut të Moskës, dhe Tunizia u mposht me diferencë të madhe, me rezultatin 5-2.
Kapiteni Eden Hazar dhe sulmuesi Romelu Lukaku shënuan nga dy gola, ndërsa formacioni i trajnerit Martinez, vazhdoi aty ku e la në pjesën e dytë ndaj Panamasë. Realizues ishte edhe Miçi Baçuai, ndërsa për tunizianët arritën të gjenin rrugën e rrjetës Bron dhe Hazri. Lukaku u barazua me Kristiano Ronaldon, me nga 4 rrjeta secila, si golshënuesit më të mirë të Kupës së Botës.
Vetë Tunizia pati jo pak faj në humbjen e rëndë që pësoi. Krejt ndryshe nga sfida me Anglinë, luajti hapur, dhe u ndëshkua sepse ishte përballë një kundërshtari shumë më cilësor, sidomos në sulm. E vetmja notë pozitive për të ishte dëshira për të luajtur futboll, gjë që solli edhe dy golat, nga të cilët sidomos i pari pati rëndësi sepse hapi duelin momentalisht.
Ky sukses, bashkë me atë të ndeshjes së parë, bën që Belgjika të ketë po dy fitore dhe po aq gola të shënuar sa Rusia, tetë, pra duke qenë ekipet më shumë shënues. E pamundur që nga shtatori i viti 2016, Belgjika duket tepër e fortë në grupin G, me yje të tillë si Hazar, Lukaku, De Brujn apo Mertens.
Sfidanti.al