Brazilin e ze halli; pa Daglas Kosten ndaj Serbise

Brazili dhe trajneri Tite nuk kane kohe te festojne shume fitoren e arritur ndaj Kosta Rikes dhe duhet te mendojne per hallin qe e kane zene. Dagllas Kosta, qe u aktivizua ne pjesen e dyte ne ndeshjen e se premtes, ka pesuar nje demtim ne kofshen e djathte.

Lajmi u konfirmua nga mjeku i perfaqesueses braziliane Rodrigo Lasmar ne nje konference per shtyp duke bere te ditur se Dagllas Kosta nuk do te jete ne dispozicion te Tites ne ndeshjen vendimtare me Serbine. Por Dagllas Kosta nuk eshte i vetmi qe humbet kete perballje me ballkanasit, do te mungoje ne kete sfide edhe Danilo.

Sfidanti.al