Zherom Boateng dhe Arturo Vidal nuk e përmbajtën veten pas asaj që e quajtën penallti të padhënë për Bajernin në “Bernabeu”. Rezultati ishte 1-1 në pjesën e parë dhe pas harkimit të topit nga Kimih në zonë, Marselo e preku me dorë. Gjyqtari Çakir nuk akordoi 11-metërsh dhe dy yjet e Bajernit, që nuk luajtën për shkak dëmtimi, reaguan ashpër.
“Jo penallti, po çfarë thua?” ishte komenti i mbrojtësit të qendrës (No penalty?!? Come on…”). Vidal u tregua edhe më i ashpër duke shkruar në rrjetet sociale: “Një tjetër penallti m…”. Përpara ndeshjes, njëri prej tyre parashikonte se nëse do të kishte gjyqtar normal, Bajerni do të kualifikohej.
Sfidanti.al