Juventus i uron ditelindjen Bonuçit; tifozet perçahen

‘7 sezone se bashku, 6 tituj kampione, 3 superkupa dhe momente te paharrueshme. Urime Leonardo Bonucci-eshte ky mesazhi i derguar nga klubi bardhezi ne drejtim te kapitenit te Milanit ne rrjetet sociale duke i uruar 31 vjetorin e tij te lindjes.

Nje postim ky qe e ka perçare tifozerine juventine. Nje pjese e saj u bashkuan me kete urim, nje pjese tjeter jo. E verteta eshte se largimi i Bonuçit veren e kaluar ishte nje goditje e rende per tifozet e Juventusit, situate qe u be akoma me e veshtire kur u pa destinacioni i tij, nderkohe qe kulmi ishte goli i shenuar nga Bonuçi ne ndeshjen me Juventusin ne fitoren 3-1 te bardhezinjve.

Ishte nje moment ‘tragjik’ pasi duke pare edhe festimin  e tij mund te thuhet se dashurise intensive 7 vjeçare i erdhi fundi.

Sfidanti.al