Superliga i dorëzohet orakullit: “ Xhelal, na trego fundin e filmit”

Ai nuk është më një parashikues i zakonshëm që njëherë shpallet fitues dhe bien kambanat , ndërsa kur i digjen skedinat, i dërgon në koshin e mbeturinave. Xhelal Mziu , njeriu që po luan ndryshe te Kamza, qënka një orakull i vërtetë, nga ata që përgënjeshtrojnë në mënyrën më flagrante teorinë e shefave  që thonë  “se rezultatet e ndeshjeve në Superligë dalin nga fusha dhe jo nga skuta e dallaverit  ”.  Nuk  dihet sa kohë do të vazhdojë aftesia “paranormale” e  zotit Mziu , sepse çdo gjë  lidhet me fatin e Kamzes kete sezon. Ajo që dihet është se Xhelali  s’njihet më vetëm për fobinë në pagezimin global  te rrugeve te qytetit te tij, por edhe per zotesinë per të qelluar ne shenje ndeshjet..që janë vrarë para se të lindin!

Mziu, i veshur për herë të dytë me mantelin e magjistares Kasandra,  ka  paralajmeruar se ndeshja e etiketuar  për “jetë a vdekje” në Shkodër, ajo  me Lacin , do të mbaronte vetëm me një gol! Dhe ai për fatin e madh , do t’i përkiste shkodranëve. Është hera e dytë që Mziu godet mu në zemer te rezultatit dhe shumë vetë habiten se si kreu  i Kamzës  nuk po e çon me tej magjine, duke zbuluar dhe pjesen kur do te behet goli.  Deri sa thuhet  se për Kamzën, orakulli i rezultateve , është lart neper zyra,  atëherë edhe Xhelali po ia kthen reston,  duke zbuluar se ajo qe ndodh  në fushë,, është luajtur më parë në letër .  Kur Xhelali zbuloi  se ndeshja në Shkodër do të kishte vetëm një gol dhe Vllaznia e Laci  le të bënin gjoja “luftë sportive” ne fushë,  të paduruarit  e pyetën me nxitim: “ O Xhelal, pse na bën me zemër! Na trego se si do të dalin ndeshjet deri në fund…”

Sfidanti.al