Shakaja e Guardioles: Sezonin tjeter do shpenzojme 1 miliarde Euro

Mançester Siti shpenzoi 526 milione Euro ne merkaton e transferimeve per te permiresuar skuadren qe nga viti 2016 kur ne pankine erdhi Pep Guardiola. Eshtr kjo nje teme qe u permend edhe ne intervisten e trajnerit katalanas te Citizens per ‘Sport Bild’ me 47 vjeçarin qe beri shaka kur u pyet per blerjet e ardhshme.

‘Mos u shqeteso, do te shpenzojme shume edhr sezonin tjeter, 1 miliard Euro apo nje shume e tille-tha Guardiola-te gjithe e nisin sezonin e ri nga e para, nuk eshte se ne kemi 16 pike avantazh. Pa lojtare te nje niveli te larte nuk mund te luajme sic po e bejme tani. Ne ditet e sotme lojtaret e mire kushtojne shume. Ne na duhen parate per te ruajtur nivelin e larte te lojes gjate gjithe sezonit. Pa investime s’mund te bejme mrekulli dhe une nuk jam i afte ne kete pike’.

Duket se Mançester siti eshte vene ne kerkim te nje sulmuesi per te zevendesuar Kun Agueron. Deri tani Guardiola eshte perqendruar te investimet ne repartin e mbrojtjes duke shpenzuar 313 milione Euro.

Sfidanti.al