Blerjet e Serisë A, Juve e Roma të kënaqura, Interi e Milani më pak!

Milanezet mund të jenë në krye të renditjes së kampionatit, por nuk janë në majë të klasifikimit për përforcimet që bënë në verë. Një analizë në “La Gazeta delo Sport” vendos pikat mbi “i” duke i dhënë notë pozitive Juventusit e Romës, por jo edhe aq Milanit e Interit. Për kampionët, e përditshmja sportive shkruan se trajneri Pirlo ka marrë shumë kënaqësi nga blerjet e reja Mekkeni dhe Kulushevski. Po ashtu, tek Roma kanë bindur lojtarë të tillë si Pedro apo Kumbulla. Milani mund të quhet i lumtur me norvegjezin e ri Hauge, ndërsa trajneri Pioli është i qetë lidhur me Tonalin, pasi beson se mesfushori do të shpërthejë shpejt. Përsa i përket Interit, e vetmja notë e mirë është ajo për Hakimin, ndërsa Vidal dhe Kolarov nuk e kanë treguar ende veten.

Sfidanti.al