“Bild” nga Gjermania: Klop, na shpëto kombëtaren!

E përditshmja bulevardeske, më e lexuara gazetë në vendin e madh europian, e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë DFB-ja. “Bild” shkruan se kombëtarja e Gjermanisë ka vetëm një shpëtim, dhe ky e ka emrin Jurgen Klop. Trajneri i shquar gjerman vazhdon në stolin e Liverpulit që prej vitit 2015, dhe ndonëse kaloi një sezon zhgënjyes, është një legjendë e stolit. “Bildi” i bën thirrje Federatës Gjermane që të bindë Klopin që të braktisë “Anfildin” dhe të marrë detyrën e Hansi Flikut. Kandidat është Oliver Glasner i Frankfurtit, por edhe emra të tjerë.

Sfidanti.al