Ylli gjerman nuk shkon as tek Bajerni dhe askund tjetër, por mbetet në Londër. Kai Haverc do të kalojë nga Çelsi tek Arsenali, ndërsa për kartonin e tij u paguan 75 milionë euro. Sulmuesi gjerman që nuk arriti të bindte plotësisht në “Stemford Brixh” ia ka “mbushur syrin” trajnerit të “topçinjve”, Mikel Arteta, i cili mendon se ai mund ta ndihmojë Arsenalin të luftojë edhe më shumë seriozisht për titullin kampion. Haverc shkëlqeu tek Leverkuseni, ndërsa për Çelsin shënoi golin që i dha fitoren londinezëve në finalen e Championsit ndaj Mançester Sitit.
Sfidanti.al