Tjetër rekord i Ronaldos, luajti ndeshjen e 200 me kombëtaren!

Një tjetër rekord për Cristiano Ronaldo, por që këtë herë i ka lejuar yllit portugez të vendosë emrin e tij në librin e “Gines”. Me shiritin e kapitenit në krah, sulmuesi zbriti me Portugalinë në transfertën kundër Islandës për eliminatoret e Euro 2024. Kjo ishte ndeshja e 200 për të me kombëtaren, ndërsa askush më parë në historinë e futbollit nuk ka luajtur kaq shumë me një skuadër përfaqësuese. Kristiano Ronaldo debutoi me skuadrën “luzitane” në gushtin e vitit 2003 dhe që nga ajo kohë u kthye në yllin e padiskutueshëm të futbollit botëror.

Ai është përballur me 70 skuadra të ndryshme kombëtare, teksa ka marrë pjesë me Portugalinë në të gjithë turnenë më të rëndësishëm, duke fituar edhe dy trofe Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve në vitin 2019. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mban edhe rekordin e golave të shënuar me kombëtaren, pasi numëron 123 të tillë, përfshirë edhe atë të shënuar në fitoren 1-0 kundër Islandës në ndeshjen e fundit. Kështu, jo vetëm rekorde, pasi edhe pse në moshën 38 vjeçare ai tregoi se nuk ka humbur asgjë nga klasi i tij, duke ndihmuar Portugalinë të hedh një tjetër hap të sigurt drejt finaleve të një tjetër turneu të madh siç është Euro 2024.

Sfidanti.al