Majin e kaluar nuk e pranoi një transferim në “Santiago Bernabeu”. i habiti të gjithë Kilian Mbape kur vendosi të rinovonte me Paris SG, por tashmë një mundësi e tillë është hedhur poshtë që të përsëritet. Vjet, “mbret” tek Reali i Madridit ishte Karim Benzema që shënoi 44 gola dhe në fund fitoi Topin e Artë. Tashmë, Benzema është larguar dhe në vend të tij mund të vijë pasardhësi francez, Mbape, që gjithashtu kërkon Topin e Artë. Po ashtu, kërkon Championsin ashtu siç kanë bërë Ronaldo e Mesi, e siç ia doli rivali i tij kryesor, Erling Haland, në radhët e Mançester Sitit.
Sfidanti.al