Nuk dihet nëse gjithçka ka qenë me qëllim apo jo, por po thuhet se kanë nisur pakënaqësitë. Karim Benzema, sipas mediave spanjolle, nuk ka ndërmend të fluturojë nga Spanja në Katar për finalen e Kupës së Botës që do të luajë Franca e tij, edhe pse është ende i regjistruar. Trajneri Deshamp e ktheu në shtëpi pas dëmtimit, ndonëse sulmuesi 34-vjeçar u kthye shpejt në stërvitje me Realin, madje luajti ditën e djeshme në një miqësore. Tekniku i gjelave nuk deshi të përgjigjegj kur u pyet për kthimin e mundshëm të Benzemasë, dhe tha “kaloni tek pyetja tjetër, ju lutem”, gjë që sipas mediave spanjolle e paska zemëruar yllin veteran. Benzema pa dyshim që do të donte të ishte në finale e të bëhej kampion i botës, por duket se Deshampi nuk e dëshiron në ekip.
Sfidanti.al