Kështu besohet dhe kështu po thuhet në Itali, ndërsa trajneri tashmë veteran po mendon për një post që dikur e quante thjesht prej “pensionisti”. Zhoze Murinjo e Portugalia është një “martesë” që mund të bëhet, ndonëse “I Veçanti” është i ngarkuar me detyrën e teknikut të Romës. Ai ka kontratë me klubin e Serisë A dhe një lidhje të fortë me tifozët, por gjithsesi lajmet janë që mund të largohet 12 muaj më shpejt, pra në fund të këtij sezoni për të drejtuar “luzitanët” në një turne të madh si Euro 2024. Me gjasë, do të donte të fitonte një trofe të rëndësishëm me kombëtaren e vendit të tij.
Sfidanti.al