Benzema, “177 arsye” për të mos u larguar nga Reali!

Karim Benzema nuk ka qenë as i pakritikueshëm dhe as i paprekshëm. Gjithsesi, sulmuesi francez nuk mund të mendohet larg Realit të Madridit. Mediat spanjolle informojnë se presidenti Florentino Perez dhe trajneri Zinedin Zidan e duan me patjetër futbollistin në ekipin e tyre, edhe pse ka ndodhur që është adhuruar dhe vërshëllyer nga tifozët brenda së njëjtës “temporadë”.

Me rrjetën në fushën e Bilbaos, Benzema arriti në 177 gola me “këmishën e bardhë”, duke qenë në vendin e 8-të në histori. i famshmi Fransisko Gento ka vetëm 5 gola më shumë, ndërsa i gjashti është legjenda tjetër, Hugo Sançez. Të dy, ai mund t’i arrijë. Përpara francezit pritet të mbeten vetëm emrat e shquar të Ronaldos, Raulit, Di Stefanos, Santiljanës dhe Pushkashit.

Kontrata e Benzemasë përfundon në 2019 dhe klubi mendon që ai të mos largohet përpara mbylljes së akordit, madje ka nga ata që gjykojnë se duhet të ketë rinovim. Që nga viti 2009, Karim ka qenë në një “tandem” të përsosur me Kristiano Ronaldon, dhe portugezi në më shumë se një rast ka deklaruar se i pëlqen të luajë në krah të tij dhe të Bejlit.

Sfidanti.al