Në epokën e fotografimit të çdo “centimetri katror” është e vështirë që reagimet të shpëtojnë pa u pikasur, sidomos në futbollin profesionist. Dhe sidomos kur bëhet fjalë për skuadra si Bajerni. Arjen Roben kaloi një të diel jo edhe aq të këndshme, duke u nervozuar keq pas zëvendësimit që i bëri Karlo Ançeloti në fushën e Gladbahut në Bundesligë. Gjithsesi, veterani i “paoksidueshëm” nga Holanda, nuk u desh të merrej vetëm me nervat e veta dhe me trajnerin e tij të famshëm.
Një fotografi e botuar nga gazeta gjermane “Bild” tregon sesi edhe shokët e tij të skuadrës nisën të talleshin me të, sapo u ul në stol. Në foto duken qartë Frank Riberi dhe Zherom Boateng që qeshin e tallen dhe kuptohet se e kanë me Robenin, ndërsa Shabi Alonso, pak më serioz, mezi e mban veten që të mos shpërthejë edhe ai në të qeshura. Roben duket sërish me nerva, por kuptohet as nuk i shkonte mendja që të grindej me shokët në stol.
Sfidanti.al