Belinghami dëshiron Premier Ligën, Liverpuli apo Junajtidi do ta marrë yllin “150-milionësh”?!

Nëse do të vijë puna për fuqinë financiare të momentit, si dhe fanelën, me gjasë askush nuk do të konkurronte dot me Realin e Madridit. Në “Santiago Bernabeu” ia kanë vënë syrin fort Xhud Belinghamit, dhe nuk besohet se shqetësohen as nga kërkesa prej 150 milionë eurosh e Dortmundit. Gjithsesi, mediat europiane shkruajnë se 19-vjeçari anglez pëlqen më shumë të luajë në Premier Ligë, pra Liverpuli e Mançester Junajtidi mund të kenë shanse të mëdha. E pra, cili prej tyre mund ta merrte adoleshentin e Borusias? Lajmet janë që Klopi dhe drejtuesit në “Anfild” e kanë bërë Belinghamin si objektivin numër 1, por edhe Ten Hagu e kërkon fuqishëm. Të shohim se kush do ta fitojë këtë derbi, dhe sa mund të shkojë vlera e kartonit!

Sfidanti.al