Çfarë mosmirënjohjeje, tifozët quajnë Simeonen fajtor për krizën e Atletikos!

Kjo del në një anketë të së përditshmes “Marka”, e cila merret me një nga çështjet e ditës në Spanjë, “theqafjen” e ish-kampionëve. Atletiko e Madridit, skuadra që fitoi titullin në 2021, u eliminua plotësisht nga Europa pas humbjes me Porton, ndërsa në anketën e “Markës” bëhej pyetja se kush ishte fajtor për krizën. Nga mbi 27 000 tifozë që dhanë përgjigje deri mbrëmjen e djeshme, gati gjysma (49 për qind) nxirrnin fajtor trajnerin Diego Pablo Simeone, 27 për qind kishin mendimin se fajtorë ishin të gjithë (trajneri, lojtarët dhe drejtuesit), 15 për qind fajësonin lojtarët dhe vetëm 9 për qind drejtuesit. Të mendosh që me Simeonen, Atletiko ka fituar gjithçka (2 La Liga, 2 Liga të Europës, 2 Superkupa të Spanjës, 2 Superkupa të Europës), dhe që menjëherë sapo vjen kriza gjithçka harrohet!

Sfidanti.al