Barcelona e ka gati kontratën prej 330 milionë eurosh për stadiumin!

“Kamp Nou” do të kalojë një periudhë modernizimi dhe klubi ka bërë plane për të luajtur në stadiumin e vjetër “Montxhuiç”. Barcelona e ka gati kontratën me kompaninë “Spotifaj” për të sponsorizuar emrin e stadiumit legjendar, dhe për të cilën do të marrë 330 milionë euro. Periudha e modernizimit të “Kamp Nout” mund të zgjasë 3 vjet, dhe vetëm pas kësaj kontrata do të hyjë në fuqi. Ka disa muaj që katalanasit po bisedojnë me kompaninë globale muzikore. Skuadra do të duhet të luajë në stadiumin fqinj për sezonin 2023-2024.

Sfidanti.al