Barcelona di të fitojë edhe në “gojën e ujkut”, në “Bernabeu”!

Mund të mos jetë “e modës” në Champions apo në Ligën e Europës, dakord është e vërtetë që ndodhet në krizë kur vjen puna te kontinenti. Gjithsesi, kjo është sërish diçka që përballohet nëse ia del të mundësh rivalin më të madh që ke. Barcelona i kënaqi sërish tifozët e saj duke thyer Realin e Madridit brenda në “Santiago Bernabeu”, me një autogol të Militaos, duke hedhur hapin e vendosur drejt finales së Kupës së Mbretit.

Një sukses i vuajtur, përballë një Reali që bëri presion dhe që kishte formacion më të plotë, veçse karakteristika kryesore e Barçës së Ksavi Hernandezit është pikërisht që di të vuajë. Madrilenët bënë më shumë, por nuk shënuan dot asnjë gol, ndërsa “blaugranët” përballuan mungesa të rëndësishme si ato të Levandovskit, Dembelesë dhe Pedrit. Barcelona arriti kështu suksesin e dytë radhazi ndaj ekipit të Ançelotit, pasi e mundi 3-1 në finalen e Superkupës. Po ashtu, ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit duke humbur vetëm një.

Reali (4-3-3): Kurtua, Karvahal, Militao, Rydiger, Naço (Rodrigo 67’), Modriç (Alvaro Rodrigez 84’), Kamavinga, Kros (Çuameni 74’), Valverde, Benzema, Vinisius.

Barcelona (4-3-3): Ter Shtegen, Arauho, Kunde, Alonso, Balde, Kesi (Sergi Roberto 86’), Buskets, De Jong, Rafinja (Ansu Fati 69’), Torres, Gavi.

Sfidanti.al