Megjithëse kishte shumë ndeshje dhe në parket zbritën favoritët për titullin kampion, të gjithë vëmendjen në basketbollin amerikan e mori Kevin Durant. Ai debutoi me fitore në ndeshjen e parë me Feniks Sans. Në parket zbritën dy prejk pretendënve të mëdhenj, port ë gjithë prozhektorët e NBA ishin drejtuar në ndeshjen mes Sharlotës dhe Feniks. Arsyeja ishte debutimi i Kevin Durant me Sans.
Ylli i ri i Feniks nuk zhgënjeu dhe shënoi 23 pikë në fitoren e parë me skuadrën e tij të re, pas largimit nga Bruklin vetëm pak javë më parë. Pjesën tjetër në suksesin 105-91 të Sans e bëri Devid Buker në rolin e realizuesit më të mirë me 37 pikë.
Sfidanti.al