Javën e kaluar në skuadër u kthyen dy lojtarë tepër të rëndësishëm. Zllatan Ibrahimoviç dhe portieri titullar Majk Menja ishin në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli, ndërsa Milani fitoi 2-0 në Serinë A ndaj Atalantës. Situata duket më e qetë në planin sportiv, me zonën Champions të sigurt hë për hë dhe me fitoren 1-0 ndaj Totenhemit në Ligën e Kampionëve. Përmirësimi është i madh edhe përsa i përket “infermierisë”, pasi nuk ka më të dëmtuar. Davide Kalabria është lajmëruar që është mirë, Ismael Benaser do të jetë në dispozicion të Piolit që ndaj Fiorentinës, ndërsa po ashtu edhe Alesandro Florenci e ka kaluar dëmtimin.
Sfidanti.al