Duket pak si shumë e tepruar, sidomos kur flitet për dy futbollistë kaq shumë të ndryshëm. E vështirë të pranohet që një sulmues mjaft punëtor, por edhe i thjeshtë, si Vut Veghorst, të vlejë për Mançester Junajtidin më shumë sesa i lavdishmi Kristiano Ronaldo. Gjithsesi, njëri nga gazetarët e “Deili Meilit” (Daily Mail), Kris Uiler (Wheeler), ka guximin të bëjë një “sakrilegj” të tillë. Sipas analizës së tij, trajneri Erik Ten Hag po merr më shumë ndihmë në fushë nga holandezi që lufton pa egoizëm dhe ndihmon të tjerët që të shënojnë, si Rashford apo Garnaço, sesa portugezi që gjithçka e bënte për të shënuar golat e tij.
Sfidanti.al