Një sezon që po bëhet gjithnjë e më i mirë. Në “Old Traford”, tifozët kanë nisur të vijnë sërish me qejf siç ndodhte në kohën e Sër Aleks Fergusonit, ndërsa Mançester Junajtidi arriti suksesin e fundit, u kualifikua për në çerekfinalen e Kupës së Anglisë. Fitorja 3-1 ndaj Uest Hemit ishte shumë e vështirë, dhe u sigurua vetëm në minutën e fundit për Garnaço shënoi për 2-1. Miqtë kaluan në epërsi me Benrahmanë, por autogoli i Aguerdit, Garnaço dhe Fred siguruan fitoren. Interesant fakti se që të treja fitoret këtë sezon në Kupën e Anglisë janë 3-1, më herët ndaj Evertonit dhe Redingut. Junajtidi i trajnerit Ten Hag është i kualifikuar edhe në Ligën e Europës ndaj Barcelonës, ndërsa në Premier Ligë ka 15 fitore, 4 barazime e 5 humbje, ndërsa në 5 mars është sfida e madhe ndaj Liverpulit në “Anfild” Ekipi është në vend të tretë dhe mund të luftojë fare mirë për vend të dytë, madje teorikisht edhe për titull.
Sfidanti.al