Edhe vetë mediat madrilene u detyruan të pranonin klasin e lartë dhe personalitetin e mbrojtësit të Barcelonës. Ronald Arauho po spikat gjithnjë e më shumë si “diga” difensive më e mirë e katalanasve, diçka që e tregoi më së miri në “El Klasikon” e Kupës së Mbretit në “Bernabeu”. Mbrojtësi nga Uruguaji fitoi thuajse çdo dyluftim ndaj Vinisiusit, pavarësisht shpejtësisë dhe teknikës së sulmuesit brazilian të Realit, ndërsa po ashtu bashkë me shokët e tjerë bënë që Benzema të mos dallohej fare në këtë sfidë. Një si Arauho është një nga arsyet se përse Barça e Ksavi Hernandezit pëson kaq pak gola.
Sfidanti.al