Barça humb “Mesin” e bordit drejtues, “lumturia zgjat pak tek të varfërit”!

Ndonjëherë karakteret nuk përputhen, ashtu si edhe projektet që secili ka në kokën e tij. Kështu duket se po ndodh tek Barcelona, ndërsa jep dorëheqjen shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Reverter. Zyrtarisht flitet për largim për arsye familjare dhe personale, por mediat shkruajnë se kjo ndodh për shkak të mosmarrëveshjeve me presidentin Laporta, për kontratën sponsorizuese me kompaninë amerikane “Spotifaj” (Spotify), me vlerë rreth 280 milionë euro në 3 vjet. Nuk dihet se përse dy drejtuesit kishin mosmarrëveshje për këtë akord, ndërsa thuhet se kishin edhe gjëra të tjera që i ndanin. Reverter u mor në detyrë në korrik 2021 nga vetë Laporta, ndërsa mediat katalanase shkruajnë se “Barcelona po humb Mesin e kupolës drejtuese” dhe se “lumturia zgjat pak tek të varfërit”, diçka që të bën për të qeshur, sepse Barça vërtet ka borxh mbi 1 miliardë euro, por kurrë nuk ka qenë e varfër.

Sfidanti.al