Mbape këshillon si trajner Poçetinon për pozicionin e Mesit!

Edhe pse është 22-23 vjeç e ndjen veten të sigurt që të thotë gjëra që shumica e lojtarëve të tjerë nuk do t’i thoshin. Kilian Mbape, në një intervistë të fundit, deklaroi se pozicioni më i mirë për të luajtur për Lionel Mesin është në qendër të treshes sulmuese, ndërsa mund ta lejonte që të nisej edhe nga prapa. “Leo është një lojtar që ka nevojë të jetë me topin në këmbë, – tha ai për “Amazonin”, – dëshiron të ndjejë lojën, ndeshjen, të jetë i përfshirë në aksione. Natyrisht, nuk jam unë trajneri, nuk vendos unë, por pozicioni në qendër i jep mundësi Leos që të jetë i lirë. Unë mund të luaj në çdo pozicion tjetër, ndërsa duhet të kemi parasysh se i duhet krijuar hapësira Nejmarin, një lojtar tepër i rëndësishëm për ne”. Ndoshta, ky ishte një sugjerim për trajnerin Poçetino që ndoshta do ta mirëkuptojë.

Sfidanti.al