Tare thotë se Lacio ka ide të qarta, por me Kupën e Italisë doli “huq”

Drejtori sportiv i kryeqytetasve u përpoq së pari të mbyllte polemikën me trajnerin Mauricio Sarri, për të mos dëmtuar më shumë klubin, por edhe veten. Igli Tare deklaroi se “Sarri është i rëndësishëm për projektin e klubit”, ndërsa tha me besim se “nuk jemi duke gabuar, por i kemi idetë shumë të qarta për të ardhmen”. Kjo, pas kritikave që në janar nuk e përforcuan siç duhet skuadrën. “Janari kaloi dhe ne i treguam arsyet që patëm”, – tha shqiptari. Gjithsesi, Tare pohoi se Kupa e Italisë duhej të ishte një objektiv i sezonit, por tashmë Lacio doli huq për shkak të humbjes së rëndë në fushën e Milanit, 0-4.

Sfidanti.al