E japin për titullar në Paris, por Benzema është në dyshim për Realin

Sulmuesi francez, lojtari më i mirë i madrilenëve, mund t’i “punojë” një rreng të madh trajnerit të tij, Karlo Ançeloti. Karim Benzema është në dyshim për Realin për ndeshjen e parë të raundit të dytë të Championsit në fushën e Paris SG. Ylli 34-vjeçar është i dëmtuar dhe sipas “Markës” “koha është kundër tij”. Prania e tij në “Parkun e Princave” është në dyshim të plotë, ndonëse mediat franceze apo të tjera thoshin se Benzema do të ishte titullar. Ai ka nisur të vrapojë në fushë, të merret me topin edhe pse me vështirësi, por është larg formës së tij normale. Dëmtimi ndaj Elçes në muskul bën që ai thuajse të jetë jashtë skuadrës ndaj Vijarrealit dhe në dyshim për PSG-në.

Sfidanti.al